Falkenbergu është një komunë tipike turistike ku shumë njerëz udhëtojnë atje, posaçërisht gjatë kohës së verës, që të lahen në det, të peshkojnë, të fushojnë, të dëfrehen dhe të tregëtojnë. Ekonomia në komunën e Falkenbergut është e nduardurshme me shumë ndërmarrje të vogla, por edhe me disa ndërmarrje të mëdha si Carlsbergs bryggeri (Birraria Carlsberg), shtëpia e mallrave GeKås në Ullared, Arlas mejeri (Bulmetorja e Arlas), SCA: hygienprodukter (Produktet higjienike SCA) dhe depoja e zinxhirit të artikujve ushqimor Nettos centrallager.
Komunikacionet janë të mira duke falënderuar se autostrada E6 dhe hekurudha Västkustbanan (Bregdeti perëndimor) kalojnë nëpër komunë. Aeroportet Halmstad City Airport dhe Landvetter janë afër.
Komuna e Falkenbergut është e njohur si prijëse për çështjet mjedisore, p. sh. duke investuar shumë në energjinë elektrike të erës dhe në energji tjetër ricikluese. Popullsia gjithnjë po shtohet dhe ka plane të mëdha për ndërtimin e banesave të reja. Ndërmarrja banesore e komunës FABO po ndërton dhe po administron banesa në të gjitha anët në komunë. Numri telefonik i FABO-së është: 0346-886600
Krtyetari i Kryesisë së komunës quhet Mari-Louise Wernersson. Shef i komunës është Rolf Landholm.
Numri i centralit telefonik të komunës është 0346-886000.